CARDIOLOGY
Spitali Shikimi i Shenjtë (Sveti Vid) ofron mundësi të parapërgatitjes komplete paraoperative në një vend, me diagnostikë kardiovaskulare, me qëllim të përcjelljes më të plotë të pacijentëve.
Në kuadër të diagnostikës oftalmologjike, shpesh duhet të bëhen hulumtime për arsye sistemore. Ndonjëherë tensioni i gjakut është i pakorrigjuar ose niveli i parregulluar i sheqerit në gjak, janë arsye e situatave dramatike të krijuara në sy ose situatave ekzistuese.
Me qëllim të shqyrtimit komplet të problemeve në sy, tek paraqitja e gjakderdhjes në anën e prapme të syrit, humbjes së papritur të të pamurit në raste të trombozës/embolisë së enëve të gjakut të anës së prapme të syrit, është e domosdoshme të hulumtohen arsyet sistemore të cilat kanë sjellur deri tek kjo.
Format e lagura të degjenerimit macular janë në lidhje shumë të ngushtë me ndryshimet ishemike tek sëmundjet kardiovaskulare.
Me qëllim të diagnostikimit komplet dhe shqyrtimit të problemit në sy, kabineti për diagnostikë kardiovaskulare është segment përbërës dhe i domosdoshëm i Spitalit special Shikimi i Shenjtë (Sveti Vid).

















