• Upozoravamo posetioce sajta da je adresa Specijalne bolnice Sveti Vid...
  • ...isključivo Dobračina 27, u Beogradu i telefon dat na našem kontaktu...
  • Obavešteni smo da postoje pokušaji lažnog predstavljanja...
  • ... imenom SVETOG VID-a u različitim krajevima bivše Jugoslavije...
  • ... i ovim putem želimo da ukažemo na ovu zloupotrebu našeg imena.
  • E-mail: hospital@svetivid.com
  • Tel: +381-11-328-37-37
  • www.svetivid.com
 
  • Glaukoma
  • Glaukoma
  • Glaukoma

GLAUKOMA

GLAUKOMËN në kuptimin më të gjerë e përbën grupi i sëmundjeve me dëmtimin e nervit të syrit, dhe me humbjen e funksionit të pamjes, me verbërim si përfundim definitiv nëse nuk shërohet. Sëmundja është MULTIFAKTORIALE me spektër të gjerë të faktorëve të rrezikut, ku tensioni brenda syrit është vetëm njëri prej tyre.

Zakonisht është kronike, shpesh vepron tinëz, pa simptome të qarta në fillim, por megjithatë e lë numrin alarmant të njerëzve të verbër në shtetin tonë, me moshë të ndryshme. Për shkak të dështimit të shpeshtë të teknikave agresive sot të tejkaluara kirurgjike të pranishme në terrenin e vendit, mbizotëron frika nga kirurgjia dhe pacientët e këtillë i lihen rastit.

Është koha e fundit që të ndërmerret diçka!

Oftalmologjia bashkëkohore e ka kuptuar këtë fenomen dhe e ka demistifikuar, dhe ka ofruar qëndrime ZYRTARE për zbulimin e hershëm dhe shërimin e glaukomës, e cila tinëz, dhe në mënyrë mashtruese shpie në errësirë – verbërim. Në stadin më të hershëm ekzistojnë ndryshime në nivel të qelizave nervore të retinës. Në aspektin e terapisë reagohet sapo që paraqiten me rastin e ndryshimeve suptile. Zgjedhja e metodës adekuate kirurgjike ose kombinimit të metodave ndaj secilit pacienti veçanërisht, është parakusht i rëndësishëm, por edhe momenti më i ndjeshëm në kuadër të betejës me këtë përbindësh.

Hulumtimet e shtrenjta shumëvjeçare kanë rezultuar me paraqitjen e mundësive që kjo sëmundje “të mbahet nën kontroll” me barna të fuqishme në formë të pikave. Mirëpo, edhe përkundër kësaj është befasues ç’orientimi rreth interpretimit të vlerave “normale” të tensionit të shtuar të syrit, gjë që është një nga faktorët më të rrezikshëm të rrezikut për dëmtim glaukomatoz (jo i vetmi!). Syri i cili tanimë ka dëmtime evidente gjithsesi do të kërkojë vlera më të ulëta të tensionit të syrit nga vlerat standarde normale!

Tanimë me vite Spitali special SVETI VID, siç janë qendrat më të njohura për glaukomë në EVROPË, e trajton këtë problem sipas pikëpamjeve bashkëkohore. Përveç emrave tanimë të theksuar të oftalmologjisë evropiane, këtu bëhen mjekimet e reja të stërholluara kirurgjike, në mesin e të cilave është edhe kirurgjia pa përshkim me implant në formë të xhelit, me çka tejkalohen rreziqet e teknikave të vjetëruara, agresive dhe të papërshtatura kirurgjike. Kur ballafaqohet me diagnozë, reagimi i parë i pacientit është dyshimi.

Tensioni i shtuar i syve, si shenjë e zakonshme manifestuese e sëmundjes, përveç në vlerat dyfishë më të mëdha nga ato normale, nuk dhemb. Në fushën e pamjes së pari krijohen defektet periferike, përderisa pamja qendrore një kohë të gjatë mbetet e ruajtur, kështu që pacienti simptomet e para as që i ka. Kur paraqitet dhembja dhe defekti evident në fushëpamje, zakonisht një pjesë e madhe e nervit tanimë është shkatërruar, kurse dëmtimet janë të pakthyeshme.

Terapia në këtë moment ka për qëllim që ta ndalë sëmundjen në këtë gradë, dhe që tensionin e syve ta mbajë nën kontroll. Duhet ta demistifikojmë problemin dhe t’i ndihmojmë pacientit që të kuptojë sëmundjen e vet, sepse vetëm kështu do të kuptojë edhe nevojën për mjekimin me kohë. Kjo është sëmundje e përjetshme, kurse terapia me kohë dhe adekuate do të bëjë të mundur jetën normale nga sëmundja e cila është nën kontroll (si edhe te tensioni i lartë i gjakut).

Tensioni intraokular (TIO) i shtuar konsiderohet faktor më i shpeshtë i rrezikut.

Botëkuptimi i vjetër se vlerat e shtuara të tensionit të syrit me dëmtimin e nervit të pamjes dhe me “të meta” tipike glaukomatoze në fushën e pamjes e bëjnë glaukomën deficite dhe sot të ndryshuar.

Tensioni intraokular (TIO) i shtuar do të përshpejtojë krijimin e dëmtimit glaukomatoz, mirëpo glaukoma “nuk është njësoj” – tension i shtuar i syrit. Janë shënuar ndryshimet e konsiderueshme, në pamjen e nervit të syrit në fundin e syrit (papila) në gjendjet e tensionit intraokular TIO “relativisht” normal ose madje TIO të ulët. Kjo është e ashtuquajtura glaukomë e tensionit normal ose të ulët. Vlerat e TIO prej 9-21 mm Hg kushtimisht janë marrë për normale. Mirëpo, rreth 25 përqind e njerëzve me dëmtimim të qartë glaukomatoz e ka tensionin brenda atij “normal”. Kjo domethënë se vlera e TIO nuk guxon të interpretohet në mënyrë stikike, por në pajtim me shkallën e dëmtimit, dhe me sëmundjen e pranishme në familje (trashëgimia) ose me ekzistimin e faktorëve tjerë të rrezikut.

Dëmtimi i verifikuar në diskun optik, ose defekti në fushën e pamjes, me të dhënat se ndonjëri nga prindërit e ka glaukomën, është alarm se vlera e tensionit të syrit të këtij pacienti duhet të ulet edhe nën 16mmHg, deri te ato vlera të ulëta të cilat nuk do të shkaktojnë dëmtimin e mëtejmë. Për shembull, te sëmundjet koronare, vlera e tensionit të syrit ose shkallën e lipidit përpiqemi ta lëshojmë më ulët se sa te personat e shëndosh. Gjithashtu, vlera prej 22mmHg, nuk merret a priori për glaukomë, derisa nuk dëshmohet sëmundja ose nuk përjashtohet me ekzaminim.

Asimetria e tensionit në të dy sytë, si edhe oscilimet më të mëdha ditore janë shenjë për veprim, por gjithashtu edhe asimetri në pamjen e PNO madje edhe me rastin e TIO “normal”.

Tensioni i shtuar i syrit (“syri i ngurtë”) krijohet për shkak të çrregullimeve të baraspeshimit në prodhimin dhe në kullimin e lëngut ujor të syrit. Prodhimi më i madh në krahasim me kullimin, përkatësisht kullimin e vështirësuar për shkak të gjendjes së rezistencës së shtuar në “kanalet” nëpër të cilat kalon lëngu ujor i syrit, me rastin e anatomisë normale të syrit dhe strukturës së këndit të dhomës së kokërdhokut e karakterizon e ashtuquajtura, glaukoma me kënd të hapët. Kullimi i vështirësuar ekziston edhe në gjendjet e këndit të ndryshuar të dhomës së kokërdhokut (glaukoma e këndit të ngushtë ose të mbyllur) që mundet të jetë e lindur ose ndryshohet autonomia gjatë mplakjes. Hipermetropia me dhomën e përparme të cekët të kokërdhokut të syrit gjithashtu është predispozicion për glaukomë.

Glaukoma si dukuri dytësore (“pasojë” ) krijohet në pezmatimet e syrit (uveitis) ose lëndimet, për shkak të sinekive në këndin e dhomës së kokërdhokut. Mundemi ta presim edhe si ndërlikim “i pjekjes” së kataraktës, kur thjerrëza e ënjtur e ngushton dhomën e kokërdhokut dhe këndin e dhomës së kokërdhokut, ose e bllokon rajonin e bebëzës së syrit dhe e ndërpren komunikimin e lëngut ujor të syrit nga dhoma e pasme në dhomën e përparme të kokërdhokut.

Nëse shpërbëhet, një kataraktë e këtillë mundet të shkaktojë edhe mbylljen e këndit të dhomës ose të shkaktojë reagimin e pezmatimit dytësor - uveitis. Këto janë rreziqet e pikëpamjes së vjetëruar “që të pritet të piqet”, e braktisur në oftalmologji gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Masë paraprake është ndërhyrja kirurgjike e hershme e kataraktës – fakoemulzifikimi (ndërhyrja kirurgjike me ultratinguj).

Ndryshimet e hershme te glaukoma krijohen në nivel të qelizës nervore në retinë – në brendi është defekt në ushqimin e indeve për shkak të çrregllimeve perfuzive, për çka qeliza nervore është jashtëzakonisht e ndjeshme. Ndjeshmëria e saj është më e madhe te TIO i shtuar ose oscilimet në TIO. Gjithashtu, çrregullimet e perfuzionit ekzistojnë edhe te pengesat e qarkullimit të gjakut, si edhe te ngushtimi i arterieve karotide, tensionit më të ulët të gjakut, por edhe te miopia e lartë.

Këta faktorë të rrezikut munden ta përkeqësojnë dëmtimin, por kjo nuk do të thotë se të gjithë personat me çrregullime të qarkullimit të gjakut e kanë glaukomën. Gjenetika e dikton sjelljen dhe ndjeshmërinë e këtyre strukturave të stërholluara në kuadër të të gjithë faktorëve të pranishëm të rrezikut. Terapia ka për qëllim mbrojtjen e nervit dhe rregullimin e tensionit të syrit. Fillon me pika, kurse në rastet e sulmit kërcënues akut te glaukoma këndore aplikohen edhe rrezet lazër.

Nëse terapia maksimale nuk e ndal përparimin e sëmundjes, kirurgjia është ligj. Është e nevojshme të reagohet shpejt derisa nuk shkatërrohet nervi i pamjes. Kirurgjia në syrin e verbëruar te glaukoma është problem etik, sepse është gjë e pakuptimtë. Mjeku i cili nuk e njeh këtë problematikë, do të duhej me kohë ta drejtojë pacientin në vend të duhur. Interpretimi jokritik i vlerave të tensionit të syrit i paharmonizuar me shkallën e dëmtimit e ka fundin katastrofal. Me “terapi maksimale” i nënkuptojmë të gjitha mundësitë në disponim për kontrollin e sëmundjes me pika, duke e pasur parasysh moshën e pacientit.

Te të rinjtë (30-40) me përkeqësimin e qartë me tanimë dy barna, duhet të mendohet seriozisht për kirurgji. Këta janë njerëz të cilëve u kanë mbetur ende mjaft vite që të luftojnë me glaukomën, kurse aplikimi shumëvjeçar i këtyre medikamenteve nuk është plotësisht i sigurt. Edhe pse të fuqishme, këto barna kanë efekte të padëshirueshme, por edhe kundërindikacione. Nën terapinë shumëvjeçare “biologjia “ e indeve ndryshon, gjë që e zvogëlon efektin e kirurgjisë e cila është ndërmarrë me vonesë. Procedura kirurgjike ka për qëllim që të sigurojë baraspeshimin midis krijimit dhe kullimit të lëngut ujor të syrit.

Zgjedhja e momentit për operim si edhe metodat e vërteta ose kombinimet e metodave, varet nga lloji i glaukomës dhe nivelit i TIO që dëshirohet të arrihet, kurse vlera e dëshiruar vlerësohet sipas veprimit të sëmundjes, kohëzgjatjes së shërimit dhe shkallës së dëmtimit.

Duke e marrë parasysh ndjeshmërinë e problemit, këtë vendim duhet lënë vetëm ekspertëve të jashtëzakonshëm të cilët deri në hollësirat më të vogla e njohin problematikën, përparësitë dhe mangësitë e të gjitha mundësive sot të ofruara kirurgjike dhe në mënyrë të pavarur i mbizotërojnë këto teknika. Aplikimi jokritik, me çdo kusht, i teknikës gjithnjë të njëjtë agresive, të papërshtatur kirurgjike, gjithsesi që i kontribuon që të shtohet verbërimi i popullsisë te ne. Një kirurgji e këtillë “me të meta” është katastrofale për pacientin dhe e pashembullt me pikëpamjet e oftalmologjisë bashkëkohore.

Diagnostika bazike, harmonizimi i vlerave të TIO sipas pamjes së papilës, fillimi me kohë i shërimit me pika, bashkë me alarmimin e secilit ndryshimi të sapokrijuar atipik, është me dobi të pavlerësueshme në përcjelljen e mirë të sëmundjes, nëse kuptohet me seriozitet. Me organizim më të mirë, ky nuk do të duhej të jetë problem i madh në nivel të mbrojtjes parësore dhe dytësore shëndetësore, dhe është me rëndësi tepër të madhe në luftën kundër verbërimit nga glaukoma. Pikëpamjet e këtilla dhe mjekimin bashkëkohor për shërimin e glaukomës e kemi sjellë në shtet dhe e kemi formuar qendrën për shërimin e kësaj sëmundjeje në krye me ekspertin evropian në këtë fushë – prof. dr. S. Pitrovin. Me aplikimin e mundësive bashkëkohore dhe me procedurat kirurgjike kjo sëmundje vihet nën kontroll me sukses.

Fjalët e panjohura:

TIO – tensioni intraokular i syrit

Papila e nervit të të pamurit, PNO, disku optik - fillimi, koka e nervit të syrit.

Perfuzioni – furnizimi i indeve me gjak

video EYE ADVANCE-2008 - Robert H. Osher, M.D.

- FIRST PRIZE IN THE WORLD
To Hospital Sveti Vid for the quality of surgery and contribution to the development of modern ophthalmology EYE ADVANCE-2008.

- SPECIAL HOSPITAL SVETI VID - Superbrand AWARDS WINNER FOR 2006 in Serbia!
A leader in local ophthalmology and among the leaders in the world.